TIRANË – Kristi Pinderi, aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, ka komentuar natën e parë të Festivalit të RadioTelevizionit Shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se festivali i këtij fundvitit, nga i cili do të zgjidhet edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në “Eurovision”, është banal.Ndër të tjera ai shkruan se tekstet dhe performanca tregon prapamjeten e Shqipërisë në fushën e artit dhe kulturës.
“Ky festivali banal ne RTSh perfaqeson me tekstet, kenget, skenarin, cilesine artistike, prezantuesit etj, nje Shqiperi te katandisur ne nje vend medioker, thellesisht te zymte e te korruptuar, estetikisht kulturalisht, e pastaj edhe politikisht e ne cdo sfere tjeter, qe i mungon jo vetem mundesia per ta rigjetur veten por mbi te gjitha shpresa se gjerat mund te behen edhe njehere domethenese! Si i ikur qe jam ndoshta sme takon te flas keshtu, e sigurisht eshte shume pa lidhje krahasimi i vendit nisur nga nje produkt spektakli pa shije, por ndjese, keshtu me duket e keto mendime me ngjall ky mediokriteti i FiK,”-shkruan ndër të tjera Pinderi.