Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë me rastin e shënimit të 109-vjetorit të Pavarësisë. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një moment të veçantë, me çikat e Kosovës, siç e quan ai.
“Pranë Shtëpisë së Flamurit me çikat e Kosovës që kanë zbritur sot në Vlorë”, shkruan Rama krahas videos, ku shqiptaret nga Kosova kërkojnë të bëjnë foto me kryeministrin e Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar për 28 Nëntorin në Vlorë, u bënë sot bashkë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla./shqiperiaime.com.al
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/957603468174903/