Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferaj ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës, pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e 6 marsit.
Përmes një statusi në facebook, ai thotë se është koha që Grupi Parlamentar i PD të zgjedh një lidership të ri.
Kjo sipas Xhaferajt do të jetë një ringritje për Partinë Demokratike.
Postimi në facebook:
Mbrëmë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashes nga posti I Kryetarit të Partisë Demokratike.
Alternativa që PD paraqet nën lidershipin e tij qartazi nuk është e pëlqyer as nga baza e partisë, as nga votuesit e djathtë, as nga elektorati gri.
Unë refuzoj të pranoj se Lulzim Basha nuk ka humbur asnjë garë. Po njësoj refuzoj të pranoj se PD është e ndarë ndërmjet Bashës dhe Berishës dhe s’ka opsion përtej tyre.
Themelet e një opozite të vërtetë, sic e meritojnë demokratë dhe më gjerë, hidhen duke dalë së pari nga kurthi i kultit të individit.
Grupi Parlamentar i PD-së e ka kapacitetin dhe mbi të gjitha përgjegjësinë të prodhojë një lidership të ri që të nisë procesin e vështirë por shpresëdhënës të ringritjes së partisë.