Fenomeni brazilian fejohet me modelen 14 vjet më të re/ Ronaldo drejt altarit për herë të katërt

Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të katërtë në moshën 46-vjeçare, pasi i propozoi të dashurës së tij modele gjatë një arratisjeje në Karaibe.



Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Interit, me partneren e tij, Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhe romantike në rrjetet sociale.

32-vjeçarja postoi unazën e saj për fansat në rrjetet e saj sociale dhe shkroi: “Po. PranoJ.“Të dua përgjithmonë”. Një nga personat e parë që uroi çiftin e lumtur, të cilët po pushojnë në Republikën Domenikane, ishte ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Domingues.

Ronaldo u martua për herë të parë me Milene me të cilën ka edhe një djalë 22 vjec Ronald. Martesa e tyre përfundoi në vitin 2003.



Më pas fenomeni u martua me modelen Daniella Cicarelli në shkurt 2005 në një kështjellë në Franca edhe pse më vonë doli se ata nuk u bënë zyrtarisht burrë e grua sepse asnjëri nuk kishte finalizuar divorcet nga partnerët e tyre të mëparshëm.

Dyshja u ndanë vetëm tre muaj pas ceremonisë luksoze të kështjellës që ata e cilësuan si një martesë zyrtare, me Daniella që më vonë pretendoi se ajo përfundoi sepse Ronaldo e kishte tradhtuar.

Pas përfundimit të marrëdhënies së tyre, ish-ylli i futbollit u martua me studenten e inxhinierisë Maria Beatriz Antony dhe çifti patën dy vajza – Maria Sofia, 14 vjeç dhe Maria Alice, 12 – gjatë marrëdhënies së tyre shtatëvjeçare.

Ronaldo ka pasur edhe disa lidhje të tjera. Kujtojmë që prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro.



Author: morevesh