Ditën e sotme Big Brother Vip do të mungojë në ekranet e shqiptarëve. Pas më shumë se 120 ditëve, spektaklit po i afrohet finales. 18 shkurti do të jetë edhe mbyllja e këtij edicioni që rezultoi në një sukses të vërtet. Por duket se produksioni ka vendosur që këtë të martën spektakli të mungojë, kjo sepse do t’i duhet më shumë kohë për përgatitjen e finales së madhe.
Top Channel ka hartuar një plan të mirë për zëvendësimin e orëve Prime në televizion për të martën, në vend të Big Brother VIP do të zhvillohet emisioni “Big Brother Fan Club”. Në këtë formë, drejtuesit nuk do të lodhen duke u angazhuar live. Ky emision nuk do të jetë i drejtpërdrejtë, do të regjistrohet një ose dy ditë përpara.
Ndërkohë të gjithë sytë dhe veshët janë për tek finalja e madhe, që pritet të ketë një audiencë rekord. Të shumtë janë ata që pyesnin se çfarë është duke përgatitur stafi për mbylljen e këtij spektakli, por edhe për 4 konkurentët që ia dolën të shkonin deri në finale.
Në rrjet ka qarkulluar lajmi se do të jetë Edi Rama ai që do t’i dorëzojë trofeut fituesit. Në disa media lajmi është botuar, duke u shprehur se kryeministri ka rënë dakort që të jetë i ftuari i nderit në këtë format, ku dhe do të kurorëzojë fituesin e madh të 115 mijë eurove, por duket se ky lajm është ende i pakonfirmuar.
Ajo që dihet me siguri është që ish-banorët do të kenë supriza për finalistët. Disa prej tyre do të performojnë edhe këngët e reja të kompozuara pasi kanë lënë shtëpinë e Big Brother. Ndërkaq të shumta janë edhe suprizat që produksioni ka përgatitur për ta.
Që nga kontratat e reja që i presin jashtë e deri tek takimet speciale me familjarët e tyre do të jenë vetëm një copëz e atyre që i pret finalistët në finale e madhe të 18 shkurtit.Dy favoritët për trofeun me vlerë 115 mijë euro janë Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri, i pari ka mbështetjen e të rinjve në rrjetet sociale, kurse i dyti më shumë moshat e mesme dhe njerëzit të cilët e ndjekin programin vetëm në televizion. Ndërkohë gara është ngushtuar edhe me dy vajzat e tjera, Einxhel dhe Beniada, që kanë fituar zemrën e publikut me lojën e tyre brenda shtëpisë./PanoramaPlus