Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Fatjona Çinaj, përgjegjëse e Sektorit Kimik dhe Sigurisë së Përgjithshme në ISHMT ka folur për kontrollet e ushtruara nga ky institucion përsa i përket rrezikut që vjen nga lodrat që nuk janë në markimin CE dhe dritat e pemëve të Vitit të Ri që mund të kthehen në burim djegie.
“Kjo situatë e fundvitit është shfrytëzuar nga TaskForca për kontrollet në terren, kryesisht për produktet elektrike, lodrat, ashensorët që është një nga kryesorët që ISHMT kontrollon dhe ka në fokus këtë vit, në hoteleri apo qendra tregtare, ku ka përdorim më të lartë. Nisem inspektimet në 2017 dhe shohim se ka një ndërgjegjësim më shumë, ku kishte problematika të larta. Kemi patur tërheqje të produkteve në treg, duke u bazuar edhe të Raporti i Rapex, për tërheqjen e produkteve të rrezikshme. Ka ende problematika, por në sajë të bashkëpunimit me doganat, lodrat që nuk kanë markimin CE nuk hyjnë në tregun shqiptar dhe ka kontroll të dokumentacionit. Raportet nga BE kanë qenë pozitive, është kërkuar fuqizimi i kapaciteteve të ISHMT. Kemi një ngërç përsa i përket trajnimeve. Lodrat kanë shumëllojshmëri në treg, ashtu ndodh edhe me dritat e pemëve që importohen në sasi të mëdha. Konsumatori mund të bëjë vet një kontroll, dimensoni të jetë më i trash se një fije e hollë pasi shkakton flakë dhe rrezik të djegieve. Distanca duhet të jetë të pakten 1.5 m. ISHMT iu ka kërkuar tregtarëve që të kthejnë produktet e rrezikshme, por sasitë ekzistojnë në treg. Këto standarde nuk kanë qenë më parë në BE, por nevojitet një kohë që të hiqen nga tregu. Duhet thënë se ISHM ka një numër të kufizuar punonjësish, ka 5 inspektorë për këtë kategori”, tha Fatjona Çinaj. Çinaj.