Një ndër çuditë shqiptare është huazimi i emrave për fëmijët nga personazhet publikë.
Big Brother është një reality show që po ndiqet nga mjaft fansa.
Përveçse ndjekin banorët në çdo lëvizje, duket se ata kanë shkuar edhe më larg se kaq.
Fansat kanë vendosur që fëmijëve t’u vendosin emrat e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi në aplikacionin “Big Love” Kiara Tito ka marrë një mesazh nga një fanse e saj, e cila pasi e komplimentoi i tregoi se i ka lënë emrin e saj mbesës së sapolindur.
Moderatorja këtë herë mesazhet nga ndjekësit i lexoi nga suita vetëm për vetëm me Luizin, ku të dy nuk e fshehën gëzimin pas këtij vlerësimi që lexuan.
Kujtojmë që Luiz Ejlli dhe Kiara pas “prime-t” të së shtunës, kanë pasur në dispozicionin e tyre një suitë të tërë deri të martën. Ky avantazh për çiftin erdhi si pasojë e dëshirës që moderatorja i kishte kërkuar Vëllait të Madh pasi rezultoi fituese e sfidës së imitimeve.
Gjatë kësaj sfide, Kiara imitoi në mënyrë perfekte Nita Latifin.