Sonte në “prime” u komentua loja e Kiarës brenda “BBVA”, ku disa prej banorëve u shprehën që ajo ka arritur deri këtu falë Luizit. Një kundërpërgjigje e pati edhe Luizit drejt këtyre deklaratave. Ai u shpreh se e mbron Kiarën, pasi ai sulmohet shkaku i tij.
“Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua.” tha Luizi.
E në anën tjetër Arbëri tha se tek Kiara nuk ka parë diçka të jashtëzakonshme.
“Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca.”, tha Arbëri.