Marrëdhënia e çifti të “Big Brother VIP” duket se është në ditët më të këqija brenda shtëpisë së famshe. Duket se debati i “lavamanit” po sjell pasoja për Kiarën dhe Luizin ku po diskutohet dei në ndarjen e çiftit.
Por si gjithmonë fansat e Luizit, shumë të përfshirë nuk e kursejnë as Kiara Titon. Kanë qenë reagimet dhe sjellet e Kiarës, ato që nuk iu kanë pëlqyer fansave.
Kjo gjë është lehtësisht e dukshme, në çdo rrjet social ku është bërë një postim për Kiarën. Si nëpër faqe të ndryshme, ashtu edhe në profilin e saj, shihen qindra komente kundër Kiarës, deri edhe ofendime e fjalë të rënda.
Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që prej Prime-it të mbrëmshëm, moderatorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.