Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj është arrestuar nga Policia e Shtetit.
Henri Haxhiraj ra në prangat e policisë ditën e djeshme nga Policia e Lezhës, së bashku me 3 persona të tjerë.
Ata akuzohen se janë pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të të falsifikuara.
Gazeta Shqip raporton se Henri Haxhiraj është vëllai i këngëtares dhe ish-banores së Big Brother VIP.
Haxhiraj së bashku me të arrestuarit e tjerë kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.
Gjatë operacionit u zbulua një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara, dhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.