Faktet flasin ndryshe! Maestro dhe Olta gënjejnë sy më sy publikun, Kiarën dhe Luizin për marrëveshjen e nominimeve, ja VIDEOJA që tregon gjithçka

Kur pa se rreziku po i afrohej në derë, Armaldo u kujtua papritur të ndihej i “bullizuar” nga Luiz Ejlli me të cilin kishte hedhur e pritur batuta, duke u bërë krah i Oltës që kjo e fundit të mos e nxirrte në nominim.

Jo vetëm që i theu besimin Luizit, lojërat e të cilit i kishin pëlqyer deri tani, pasi e kishin ndihmuar të shpallet i preferuari i publikut, por Maestro gënjeu sy më sy teleshikuesit, Kiarën dhe Luizin për nominimet.




Teksa Luizi u shpreh se “tradhtia e tij ndikon sot që çifti është në nominim me Bledin dhe Kiara rrezikon të dalë”, Maestro u hodh duke thënë:

“Zero argument! Unë i kam thënë Oltës një ditë përpara: Bëj atë që të ndjen zemra. Mendoje vetë, si ta shikosh ti lojën. Nëse do më vendos mua, ose mos më vendos mua.”

Mirëpo, faktet flasin ndryshe në videon e bisedës së regjistruar një ditë para vendimit të zarfit të kuq, prej të cilit Olta do të shpallte tre nominimet.

“Hë hë hë! Ti thuaj Kiara, Bledi dhe Luizi. Fap!”- tha Armaldo, sugjerimin e të cilit mori edhe Olta.

Madje, ai ngatërroi dhe shprehjen duke thënë për Oltën: “Ajo duhet të vrasë një gur me dy zogj. Edhe ty të ngre, nxjerr dhe një person të rëndësishëm (Kiarën)”.

Author: morevesh