Nuk ka më dyshime, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj janë ndarë. Më saktë mund të themi se nuk ishin kurrë bashkë që pas daljes së aktorit.
Surpriza e Trixes nuk u mirëprit ngrohtë nga Donaldi në momenti që dolën nga formati i Big Brother dhe nuk u panë më bashkë pas daljes.
Mbrëmja e organizuar nga produksioni te Plazza i vendosi vulën, pasi Trixa nuk u pa afër Donaldit. Ajo ishte me Albanin dhe u largua e mërzitur nga festa.
Beatrix duket se nuk e ka mirëpritur aspak faktin që Donaldi nuk ka qenë afër saj dhe ka kënduar me Elgit Dodën këngën kushtuar Bora Zemanit.