Për Fahri Balliun akuza për shpalljen non grata për ish-liderin e PD Sali Berisha është e pabesueshme, ndaj dhe duhet nxjerrë një akuzë tjetër.I ftuar në “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Balliu tha se mbështet SHBA-të, por shpallja non grata për Berishën ka një defekt që nuk ka ekuivalencë.
“Ja ta them unë pse nuk i jap rëndësi non gratës së Berishës. Un mbaj flamurin e SHBA, nuk e diskutoj atë qëndrim.Ata duhet ti vënë një akuzë tjetër sepse këtë për korrupsion nuk e beson njeri. Jemi në një çast ekstremi dhe po të ndiqni zhvillimet në Amerikë ka një kuotë abuzimi dhe nuk provojnë asgjë për miqësinë me Shqipërinë.Ka dhe një defekt tjetër non grata nuk ka ekuivalencë”, tha Balliu.
Sipas gazetarit Fahri Balliu kreu i PD Lulzim Basha nuk ka të ardhme pavarësisht përpjekjeve që po bën për të qëndruar në krye të PD ndërkohë që ish-lideri Sali Berisha i kërkon largimin.
“Mendoj se Basha nuk ka të ardhme. Tani Lulin dikush nuk e lëshon. Basha nuk ka bërë një dëm të vogël, ai thotë masakër dhe s’ka një protestë.Ai ka vetëm një status në ditën e Bektashinjve. Në shumë nga betejat e mëdha që janë bërë në PD Basha nuk ka marrë pjesë”, tha Balliu.
Sipas Balliut shumë kolegë të tij kanë pasur pikëpyetje që ngrihen sot për kreun e PD Lulzim Basha dhe sot e mbështesin, ndërkohë që shtoi se kjo që ai po përjeton nuk është sukses sepse nuk i ka takuar ajo që ka marrë.
“Unë kam ndenjur shumë me Bashën dhe e njoh. Ka pasur momente që e kam dashur dhe vlerësuar për prerjen e tij politike sepse përfaqësonte një student nga Holanda dhe mendonte natyrshëm për një shoqëri. Ishte fryma ajo që na shënjoi dhe robëroi.Në 2005-ën Berisha bëri një zgjedhje spektakolare me Kopin dhe ky qe në atë prurje dhe qe shumë aktiv dhe në ujërat e ndenjura që kishim pasur deri atë herë ky feksi në kuptimin e një vlere.Ka pasur kolegë tanët që që në atë kohë ngrinin këto probleme që ngrihen sot për Bashën, por sot e mbështesin.Mendoj se ai s’është sukses nëse s’të ka takuar ajo që ke marrë. Basha bëi disa lëvizje fatale si dalja nga parlamenti apo braktisja e zgjedhjeve”, tha Balliu.