Facebook është rrëzuar sërish vetëm dy muaj pasi një ndërprerje i kushtoi kompanisë 100 milionë dollarë të ardhura.
Përdoruesit kanë raportuar probleme me aksesin në rrjetin gjigant të mediave sociale që nga ora 12:30 dhe vijon ende.
Përdoruesit thonë se nuk mund të hyjnë në faqen e mediave sociale dhe po përballen me mesazhe “diçka shkoi gabim”.Qindra ankesa janë bërë në 24 orët e fundit.
Në tetor, një ndërprerje globale shtatë orëshe goditi Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.
Inxhinierëve iu desh të udhëtonin në qendrën e saj të të dhënave Santa Clara për të rregulluar defektin personalisht./ShqiperiaIme.com.al