Aktivistja Evi Kokalari, e cila e ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha thuajse në të gjitha “Foltoret” e mbajtura ka vendosur që të largohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Kokalari njofton se ka vendosur që të distancohet nga politika në Shqipëri.
Kokalari sqaron se me zemër dhe mendje ndodhet “aty ku vazhdon lufta për opozitë të fortë”, por shton se i duhet të kthehet jetës së SHBA, të cilën thekson se ka që në shtator që e ka lënë pas dore.
“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.
Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.
Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.
Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.
Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.
Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi”, shkruan ajo.