Aktorja e njohur, Eva Alikaj e cila iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP”
Vetëm pak kohë më parë, u përjashtua së fundmi nga gara pasi kërc.ënoi rëndë Luiz Ejllin.
“Ta çaj kaf.kën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga “Vëllai i Madh”.
Lidhur me këtë situatë, Eva ka bërë reagimin e saj të parë. Teksa ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ajo i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.
“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.
Më pas Eva tregoi se pak minuta pas agravimit me Luizin, i ka kërkuar falje. “Edhe unë 5 minuta më vonë i kam kërkuar të falur, vërtet”, shtoi aktorja.