Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur shqiptare, Anjeza Shahini, e cila i mungon prej shumë vitesh muzikës shqiptare dha një sinjal në kanalet e saj sociale se po rikthehej sërish në muzikë, ku shfaqej në një studio muzikore.
Një lajm që sigurisht gëzoi shumë të gjithë fansat e saj, që nuk e kanë harruar e i ka munguar këngëtarja. Por, përveç këtij lajmi kaq të bukur, në media qarkulluan këto ditë edhe disa lajme të tjera që duket se e kanë prekur paksa këngëtaren.
Kjo pasi në profilin e saj në Instagram u vu re se kishte disa ndryshime sa i përket jetës së saj private, pasi ajo kishte hequr fotot me partnerin e saj, diplomatin anglez. E këtu nisën edhe aludimet se ajo mund të jetë ndarë nga bashkëshorti i saj. Por, nuk ka vonuar shumë dhe këngëtarja ka vendosur t’i përgjigjet publikisht ketyre lajmeve, duke i konsideruar si të rreme.
‘Si t’ja bëjmë me këto portalet shpifëse – më pyeti dikush? Fillo me mos-ndjekjen dhe bllokimin e tyre në Facebook/Insta – iu përgjigja. Lajm i rremë’ – shkruan Anjeza Shahini në rrjete sociale, e cila ditën e sotme ka bërë një tjetër reagim.
“Keni të ‘drejtën’ tuaj për të kërkuar falje publike për lajmin e gënjeshtërt, dëm-prurës ndaj imazhit tim publik, lajm i krijuar nga imagjinata juaj djallëzore. Kërkoj të fshini shpikjen tuaj nga websitet dhe rrjetet sociale e shëmtuara që menaxhoni, dhe të përgënjeshtroni urgjentisht konkluzionin tuaj reth statusit tim familjar!
Edhe për ju kjo ishte shumë e ulet. Të keni turp që lëndoni një familje, dëmtoni imazhin e një vajze të rritur para syve të publikut shqiptar. Problemi nuk qëndron thjesht tek thashethemi i momentit, por tek gënjeshtra që mbetet në arkivë dhe këtë askush nuk duhet ta tolerojë. Sigurisht që unë do mundohem t’i shkoj deri në fund, por juve nuk do ua lodh kokën me detaje”- ka shkruar Anjeza.