Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka thelluar replikën në distancë me gazetarin investigativ Artan Hoxha.
Përplasja lindi fill pasi ky i fundit publikoi një fotografi në rrjetet sociale duke ngritur pretendimin se Veliaj posedon një automjet luksoz të parkuar para bashkisë së kryeqytetit.
Lajmi që bëri xhiron e rrjeteve sociale solli edhe reagimin e Veliajt i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan:
“Jo Tan Pasmaciu, por ASKUSH! Nuk ka asnje gazetaruc ne bordero bandash, apo trafikant droge me TV, te me vere gjobe”, nënvizon Veliaj.
Me publikimin e të dhënave personale ku një listë ishte edhe e targave të automjeteve, gazetari Hoxha ngriti një pyetje.
“Meqe doli sot kjo lista e targave, me ndihmoni dot e kujt eshte kjo bisha me targa AB 007… e parkuar te oborri bashkise se Tiranes???!!!
Qe te kesh nje superbenz fringo të ri si ky, duhet te jesh në top-listen e rrogave???!!! Jo për gje, por kam nja 4-5 jave, qe shikoj të qarkulloj me te, dike qe shfaqet shpesh ne media, i fotografuar “pa mendje” duke udhetuar me biçiklete neper qytet…
Epo jemi ne kohe festash, ne kohe dhuratash!!! Super makine eshte jo shaka!!! Ka punuar dynjaja për kete dite,”-shkruante gazetari Hoxha.