Kryebashkiaku i Kolonjës ka rrëfyer për punën e tij të parë dhe rrogën që ai ka marrë kur ishte vetëm 15 vjeç.
Ai tregon se rrogën e parë e ka marrë kur filloi punë si aktor në “Portokalli”, në Top Channel dhe se e ka patur 850 mijë lekë të vjetra.
Tashmë që Erion Isai mban postin e kryetarit të bashkisë së Kolonjës, shprehet se merr një rrogë më të ulët, prej 680 mijë lekësh të vjetra.
“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël.
I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra”, ka rrëfyer Erion Isai në “Top Albania Radio”.