Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, presidenti Erdogan u shpreh se fakti që FETO gjen ende fushë veprimi në Shqipëri e lëndon popullin turk.
Erdogan shtoi se “pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa vendimtarë kundër kësaj organizate terroriste”.
“Ne vlerësuam edhe luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO-s. Kjo organizatë terroriste tentoi të bënte një grusht shteti të dështuar që kishte në shënjestër demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka duart të lidhura më gjakun e të pafajshmëve përbën një kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë por për cdo vend ku është pranishme.
Fakti që FETO është ne gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë dhe bijtë e të cilëve kanë rënë dëshmor. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë vendimtarë, dhe më të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, tha Erdogan.