Në mbrëmjen gala të Top Albania Radio-s për 25-vjetorin e krijimit të saj kanë qenë të ftuar edhe dy miqtë e mirë, Adrola Dushi dhe Eraldo Rexho. E ky i fundit nuk ‘e kurseu’ një sekret lidhur me jetën private të modeles bukuroshe.
Me kë e kaluan Shën Valentinin Eraldo dhe Adrola?
Adrola: Kombinojmë shumë bukur bashkë, nuk kemi nevojë për më shumë, apo jo?
Eraldo: Shokët bashkë rrijnë apo jo? Kështu që, ne nuk na ndajnë eventet, nuk na ndajnë festat, nuk na ndan përditshmëria. Ndaj edhe sot erdhëm bashkë.
A i erdhën lule për 14 shkurt si dhuratë Adrolës?
Eraldo: Disa i erdhën…
Adrola: Përgjigjet shoku im për mua. Po pa lule nuk do rrimë tani, është minimumi.
Si ndihet Adrola kur cilësohet si ‘vajza më e bukur shqiptare’?
E kam thënë dhe e ripërsëris prapë, nuk jetoj kurrë me idenë si vajza më e bukur, e shijoj si epitet që e kam por uroj që të mos jetë vetëm një epitet, e bukur, por dhe një vajzë që me të vërtetë ka shumë vlera të tjera.