Gjylo Hoxha, pa të ngjashmen e vet me femër shqiptare!
Gjylo, bashkëshorte e Mulla Halit dhe nëna e “princit” EH, në qeverimin e Mbretit Zog I, ushtronte me mjeshtëri huadhënie “monedha flori metali”, me kamatë prej 12 për qind.
Gjylo një mesogrua, babaxhane siç shihet e në foto, analfabete, me fëmijëri e bashkëshorte në mjedise familjare ku mbretëronte gjysmëmesjeta me zakone e tradicionalizma të mbrapshta, dhe Gjylo Hoxha bënte ferk për kohën, e dua të besoj se nuk kishte të ngjashmen e vet: kreditore me monedha ari të metalta, ama me kamatë të majme. Pa të ngjashmen e vet jo më në Gjorokastër, por shumë më shumë se atje.
S’vihet në dyshim se Gjylo ishte besimtare e thekur e Zotit, si bijë e familjes Çuçi dhe nuse e familjes së Hoxhatëve, që në breza vetëm hoxhë kishte “prodhuar”, si Hysen Hoxha i shkolluar në universitete të njohur në vendet e Lindjes, por edhe bashkëshorti mulla Halil Hoxha, edhe ky i medresuar, ama huadhënia me kamatë dë nohej ashpër nga Kurani, po kështu dhe nga bashkëshorti mulla Halili, por ja që Gjylo i kapërceu këto pen gesa. Dhe pyetja: Përse, me këtë punë kundër Kuranit nuk merrej mulla Halili, por atë ia kishte lënë bashkëshortes, Gjylos? Sepse mulla Halili ndjehej i pazoti (i zoti të shiste vetëm letra cigaresh dhe shërbesa fetare), kurse Gjylo ishte e zonja për huadhënie flori me kamatë, në punë me shkallë të lartë vështirësie e sfidash, po Gjylo ishte vërtet e zonja!
Për një grua, “zanati” i huadhënies, aq më tepër huadhënie në monedhë floriri, i çmuar dhe i kërkuar, ishte me vështirësi specifike e sfida: Të njihje mirë huamarrësin, me besim se ai kishte burime pasurore për kthimin e huas bashkë me kamatën; të viheshe në lidhje me hipoteka, noterë e të tjera nuhatje të domosdoshme. Edhe për të bërë verifikime pasurore dhe plotësuar dokumente juridike dhe zonja Gjylo Hoxha ia dilte të fitonte monedha të arta, të fitonte dhe me ata që nuk respektonin kontratën, siç është dhe rasti i shpalljes së ankandit me gjirokastritin Hazbi Omari.
Kreditore me monedha ari, në rastin e dhënë në “Shpallje Ankandi”, jep huadhënie 116 monedha ari metalike dhe logjika elementare le të kuptohet se kreditore Gjylo, që jep aq monedha kredi, por ”loja” kërkon të ruaj në shtëpi edhe më shumë monedha floriri në gjendje, për t’i kredituar me debitorë të tjerë, edhe për të akumuluar kapital. Dhe s’dihet se kur e filloi e deri kur zonja Gjylo e vazhdoi kreditimin me monedha flori metalike!
A thua s’është me kat të shkruash se nëna e Enverit bënte kreditime me monedha të florinjta? një e drejtë qytetare e ligjiore e saj! Paçka se s’dihet nëse si kreditore floriri ishte regjistruar në bashki ose jo, paguan taksën përkatëse apo jo dhe jam disi dyshues nëse Gjylo do të ishte korrekt me ligjin!
E i kam dy ngasje që më lehtësojnë të shkruaj këto pak rreshta. Më së pari, si nëna e ish-diktatorit dhe si një zonje e vetçliruar nga prangat gjysmëmesjetare që robëtonin gruan shqiptare, dhe që shfaq aftësi si edhe burrat e zotë për t’u marrë me një “biznes” të vështirë, ama tepër i vlerë. Së dyti, janë edhe disa paralele që mund të hiqen me djaloshin Enver H., që fiton bursë në Liceun Frances të Korçës, apo i p apunë (pas prerjes së bursës) në Paris, që siç ka shkruar Nexhmije H. ai “s’ngopte barkun me bukë”, për të ardhur në “konf likti” me të vërtetën:
Enver H., liceist në Gjirokastër, fiton bursë (nga Bashkia) në Liceu i Korçës, i listuar në listën e familjeve të varfëra të Gjirokastrës, kur nëna e tij ishte kreditore floriri! Ose Enveri “vuante” për bukën e gojës i papunë në Paris dhe familja s’i ven në ndihmë; apo jetesa në Paris me ndihmën e studentit gjirokastrit Hasan Jero, që do të shpërblehej me “Dekorim” pas koke, sapo erdhi në pushtet EH; Ase me ndihmë bujare nga studenti Said Kryeziu, vëllai i Gani Kryeziu – në shkëmbim[!?] të pjesëmarrjes aktive të EH në lëvizjen e fshehtë sërbe kundër Qeverisë së Ahmet Zogut, siç shihet në dokumenti i Arkivit Britanik [i zbuluar nga historiani Erald Kapri]…
Në librin tim të fundit, “Enver Hoxha, gjysma tjetër e Hënës” (2018) s’kam mundur të kem në të argumentin e Gjylo Hoxhës, si kreditore floriri me kamatë. Por në libër konstatoj se familja e Hoxhatëve ishte e varfër: FamiJla e Halil Hoxhës jetonte me të ardhurat qe fitonte nga shërbimet si hoxhë – larja e xhenazeve, synetllëqet, festime fetare etj.; ndonjë e ardhur e paktë si peshëmatës i prodhimeve bujqësore (e s’ishte i vetmi ai) apo si shpërndarës i lajmërimeve për gjyqet e Bashkisë. Dhe kësi të ardhurash janë të pakta për jetesë dhe jo më me to të vihet një kapital për të filluar “biznesin” me kredidhënie në monedha floriri.
Për të ardhur në fund të këtyre shënimeve, mbetet pezull dilema: Cili ishte burimi fillestar i kapitalit me monedha ari të metalta që kreditonte me kamatë Gjylo Hoxha? Apo Gjylo mori rrugën e këtij kreditimi me monedha të pakta për të ardhur në qindra apo së paku në ato 116 që kreditoi me kamatë gjirokastritin Hazbi Omari? Ama një gjë është konstante: Gjylo Hoxha ishte një e zonjë grua që mundi të çlirohej nga mjergull e dëndur fanatizmi mesjetar, përndryshe nga ç’v uajti masa e grave/të rejave shqiptare