Eni rrëfen pëlqimin që ka për konkurrenten/ “Ajo meriton fitoren”

Eni u eliminua të martën nga “Big Brother VIP Albania” pas një qëndrimi të shkurtër brenda shtëpisë.




Gjatë spektaklit të së martës, modeli dhuroi emocione të forta për publikun, me historinë e familjes së tij. Ai rrëfeu dhunën e të atit dhe divorcin e prindërve. Dy ditë pas eksperiencës, që ai vetë e cilëson të paharrueshme, ai vjen në studion e “Ftesë në 5” për të folur për përvojën si banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe planet për të ardhmen.

Ai thotë se nuk u përshtat me banorët e tjerë në shtëpi.




“Nuk isha plotësisht i angazhuar. Ky është dhe pengu im. Nuk e kuptova pse më ndodhi. Nuk e gjeta veten”.

Por, Eni veçon një banorë me të cilën tregon se është ndjerë shumë mirë dhe rrëfen se për të e ka marrë malli.

“Më ka marrë malli për Tean, pasi ajo ishte personi që më afroi më shuë. E beri që ditën e parë dhe deri ditën e fundit që u largova. Bisedat që kam bërë me të ishin gjithëpërfshirëse. Ajo e kuptoi karakterin tim, që duhet të më pyeste që unë të përgjigjesha. Tea me çiltërisën e saj dhe faktin që më dëgjonte , më dha atë luksin e të ndjerit rehat”.




Eni shpreh dëshirën që “Big Brother VIP Albania 2” ta fitojë Tea. “E meriton ta fitojë. Inteligjenca e saj është shumë lartë”, shprehet modeli.

Author: morevesh