Enca pozon nga pushimet në Zanzibar: Princesha juaj tropikale (foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca mbetet ndër emrat më të komentuar në mediat rozë.

Ndonëse ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor, ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku fansave iu qëndron pranë përmes imazheve të ndryshe.

E njohur për format e saj të kolme, Enca tregon vazhdimisht se sa krenare është për to duke i ekspozuar sa herë që i vije mundësia.

Teksa po shijon pushimet e radhës tropikale në Zanzibar, Enca ka nxitur imagjinatën e admiruesve të saj përmes imazheve të reja atraktive.

Në foto e reja, ajo ka pozuar e veshur në bikini rozë të përshtatura me një material rrjete sipër.

Flokët e kuqe dhe të gjata i la lëshuar sipër ndërsa tiparet e fytyrës i theksoi përmes një grimi të lehtë.

“Princesha juaj tropikale”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotove.

Teksa dukej tejet joshëse, artistja mori mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

 

Author: morevesh