Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë. Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vdekur dje, më 12 janar, si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme. Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.
‘Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme, pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njërit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.
Kirurg i talentuar e i pasionuar pas profesionit, me duart e tij ka shpëtuar jetët e qindra qytetarëve fierakë, mallakastriotë, të rrethinave e më tej, duke u bërë shembull i mjekut të devotshëm, të palodhur e të sakrificës’, shkruan kolegia e tij, Ilinka Dimashi.