EMRI/ Ndërroi jetë pak orë pas abortit, kjo është 34-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit.




Mësohet se 34-vjeçarja Eltleva Çulhaj është paraqitur mesditën e djeshme në maternitetin e qytetit ku ka kryer një abort dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Rreth orës 18:00 të po asaj dite ajo ka pasur disa komplikime shëndetësore dhe ka thirrur ambulancën e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për dy mjekë, shtetasit A.P, 56-vjeç dhe B.HJ, 60-vjeç.

Author: morevesh