Reality-show “Big Brother” u rikthye këtë tetor pas katër vitesh mungesë, me një format ndryshe nga ai i viteve të kaluar. Banorët e këtij edicioni janë personazhe të njohur për publikun prej profesionit të tyre apo pjesëmarrjes në reality-show të tjerë. Pjesë e spektaklit ka pasur shumë personazhe të famshëm, por ka dhe shumë të tjerë të cilët e kanë refuzuar një ftesë për të marrë pjesë.
Më poshtë keni të listuar 10 personazhe publikë që kanë deklaruar se kanë refuzuar ftesën për të hyrë në Big Brother Vip, si dhe kanë dhënë shpjegimet përkatëse.
Keisi Medini
Vajza e ish-banorit të Big Brother Vip, Sabianit ka qenë ndër të parat që ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë e Big Brother. Lajmin e bëri të ditur vetë Sabiani, i cili tha se ajo e kishte refuzuar ftesën pasi kishte ndërruar mendje. “Keisi është ndër të parat të cilave iu është kërkuar të futet. Na ëshë këruar të futemi të dy dhe faleminderit produksionit. Keisi ishte bërë gati për t’u futur, por ka ndërruar mendje më pas”, u shpreh Sabiani pas eleminimit nga loja.
Robert Berisha
Këngëtari dhe moderatori ka pranuar se ka marrë një ftesë për t’u bërë pjesë e Big Brother një muaj para nisjes së tij dhe ka treguar gjithashtu arsyen pse e refuzoi. “Të lë unë vajzën time dhe emisionin tim për të hyrë e për t’i bërë show Top Channel. No money no funny. Askush nuk paguhet, është e pavërtetë dhe në fund a i marrin apo jo 100 mijë eurot, siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera. Të lë jetën time për të të bërë shoë ty duhet të më paguash”, u shpreh Roberti.
Çiljeta Xhilaga
Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, këngëtarja zbuloi se ka marrë ftesë që të jetë pjesë e këtij reality-show, por e ka refuzuar. “Në fakt e mora por më shijon më shumë shtëpia ime”, ka shkruar këngëtarja.
Oriola Marashi
E ëma e modeles zbuloi në një intervistë se edhe Oriola ka marrë ftesë. “I ka ardhur, por nuk ka patur kohë”, tha ajo.
Roza Lati
Moderatorja e emisionit ‘Why Not’ tregoi se edhe ajo e ka refuzuar Big Brother VIP për arsye pune. “Më erdhi keq, pasi e di që ndoshta mund t’i duhesha atij formati, por nuk e kam luksin të rri 3 muaj aty. Kam punë’,- tha ajo në një interviste.
Linda Halimi
Këngëtarja tregoi nëpërmjet Instagramit të saj se e kishte marrë ftesën, madje i kishte vënë kusht produksionit që të hynte bashkë me vazjën e saj. “Isha unë. S’mund ta lija fëmijën 100 ditë pa mamin”- shkruante Linda.
Shpat Kasapi
Shpat Kasapi dhe dhe bashëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ai është shprehur se e vetmja asrye pse ka refuzuar ftesën për të hyrë në BB Vip është sepse dëshiron t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.
Mihrije Braha
Këngëtarja nga Mitrovica, Mihrije Braha ka deklaruar se për shkak të angazhimeve të shumta, nuk ka mundur që ta pranojë ftesën e Big Brother VIP. Ndër të tjera “Prive” zbuloi se këngëtares i është ripërsëritur ftesa disa herë për të qenë pjesë e formatit, por ajo përfundimisht e ka refuzuar.
Marjana Kondi
Ftesa e aktores u zbulua nga miku i saj Ervin Kurti në një emision, ku ai shtoi se dhe ajo e ka refuzuar.
Fation Kuqari
Ish-konkurrenti i Për’Puthen, fation Kuqari, në një intervistë u shpreh se e ka marrë gjithashtu ftesën por ka vendosur ta refuzojë. ” Nuk jam futur për arsye se duke njohur veten… je në një shtëpi, bashkëjeton me një shok edhe ka intriga, jo më… Nuk shkoj për tu zënë, por nuk dihet, nuk mund të parashikoj, jam tip që nuk rri dot në një vend dhe jam shumë emocional, në maksimum”.