Media La Posta raportoi sot për mes një artikulli një raport policor i cili lidh Ruben Cherrez me grupin kriminal të drogës të njohur si “mafia shqiptare”.
Sipas hetimeve është verifikuar se ka Cherrez pasur të paktën një takim me anëtarët e mafies shqiptare në Guayaquil.
Në një skemë të publikuar nga Gazetari Christian Zurita ka publikuar një skemë e cila paraqitet qartë lidhjet dhe emrat e shqiptarëve të përfshirë.
Bëhet fjalë për Dritan Gjika, Mario Vani, Blerim Dibra dhe Erjon Spahiu.
Zbulimi i “La Posta” tregon gjithashtu marrëdhëniet e Chérrez me personalitete të afërta me qeverinë e Presidentit Guillermo Lasso dhe negociatat e tij për të marrë emërime në poste të larta brenda kompanive publike dhe ministrive.
Gazetari Anderson Boscán dhe ekipi hetimor i La Posta përmendën një raport që komanda e lartë e Policisë Kombëtare shpresonte të mos dilte në dritë, si dhe komanda e lartë e autoriteteve qeveritare.
“Pas muajsh të gjatë hetimi, La Posta ka gjetur një dokument që ministrat dhe vetë presidenti besonin se ishte shkatërruar. Ky është një raport i inteligjencës kundër narkotikëve me bashkëpunimin e ambasadave të huaja në Ekuador aleate në luftën kundër trafikut të drogës, i cili regjistron monitorimin e anëtarëve të ndryshëm të karteleve të trafikut të drogës. Janë gjetur lidhje të thella dhe shqetësuese me qeverinë”, thuhet në artikull.
Aty saktësohet se raporti ka 145 faqe dhe se do t’u dërgohet autoriteteve dhe instancave të ndryshme të drejtësisë, Kuvendit Kombëtar dhe mediave ndërkombëtare për të ditur detajet e hetimit.