Dy të rinj kanë rënë në pranga për vjedhjen e një dyqani ushqimor në Durrës vetëm dy ditë më parë. Në pranga kanë rënë Orges Mona, 34 vjeç dhe Erlind Shehaj, 35 vjeç, të cilët kanë kërcënuar me kallashnikov pronaren e dyqanit dhe i kanë marrë 15 mijë lekë.
Përmes këtij operacioni, ‘Step by Step’, policia ka arritur të zbardhë edhe dy vjedhje të tjera të ndodhura nga qyteti i Durrësit, po nga këta dy autorë. Më datë 19 nëntor të vitit 2022, Mona dhe Shehaj dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash sërish në një dyqan, në pronësi të E. S.
Ndërkohë, në datë 27 dhjetor ata dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në një banesë në pronësi të B.H.
Identifikimi i tyre është bërë i mundur nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ndërsa Mona rezulton i dënuar më parë për në fushën e narkotikëve, ndërsa Shehaj për vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.