Policia ka zbarkuar sot në Ministrinë e Financave dhe ka arrestuar sektretarin e përgjithshëm të këtij institucioni, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Në pranga, krahas Arlind Gjokutajt ka rënë dhe dy drejtorë të ministrisë, Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha.
Arrestimet vijnë pas hetimeve për të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.