Zbardhen emrat e katër punonjësve të arrestuar në lidhje me publikimin e të dhënave personale, të pagave të qytetarëve shqiptarë.
Gjatë konferencës së mbajtur në Policinë e Tiranës, kryeprokurorja e kryeqytetit Elisabeta Imeraj deklaroi se dy prej të arrestuarve janë punonjës IT, të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, shkurt AKSHI-t.
Dy të arrestuarit e tjerë janë përmbarues privat, të cilët kanë blerë të dhënat dhe i kanë përdorur për qëllime të tyre.
Dy punonjësit e AKSHI-t të arrestuar janë: Eni Qirjako dhe Andi Agaraj.
Dy përmbaruesit privatë janë: Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.