Emocionuese: Mësuesja ia dhuron νeshkën nxënëses së saj…

Dena Carreyn nga SHBA-ja, postoi një video në Facebook javën e kaluar e cila shfaqë atë duke marrë lajmin se Beth Battista do të jetë dhuruesja e veshkës për vajzën e saj Lyla. Carreyn tha në rrjetin social: “Të premten e kaluar, më thirrën në shkollën e Lyla-s. Më thanë se një mësuese e re do fillonte punën dhe se duhej të takohesha me të”.

“Pasi që, sa herë që Lyla-s i vjen një mësuese e re, unë duhet ta trajnoj atë, t’i tregoj për gjendjen shëndetësore të saj, ilaçet etj. Kështu unë shkova në shkollë dhe dy mësueset aktuale të Lyla-s ishin aty dhe më thanë se mësuesja e re është rrugës duke ardhur. Dhe më pas më dhu/ruan një dhu/ratë. Dhe pastaj kjo ndodhi.

(Nuk e kisha idenë se isha duke u filmuar)”, shtoi ajo. “Shumë njerëz mendojnë se mësuesit janë heronj. Beth Battista është më shumë se heroi ynë; ajo është mrekullia jonë”, tha ajo. Lajmi për këtë ngj/arje u bë shpejt hit në mediat e huaja dhe rrjetet sociale, për shkak të gjestit të mrekullueshëm të mësueses. J

Author: admin