Qyteza e Kupyansk në rajonin e Khrakiv është sërish në dorën e ukrainasve, pas zhvillimeve të ditës së djeshme, ku u tha se kryebashkiaku e kishte lëshuar pushtetin në duart e rusëve.
Siç edhe shihet në videon e mëposhtme, qytetarët kanë ngritur sërish flamurin e Ukrainës dhe thonë se e kanë çuar pushtuesin në drejtimin e duhur.
Kryebashkiaku Hennadiy Mazehora dyshohet se bashkëpunoi me forcat ruse, sipas prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova. Ajo e akuzoi atë për ofrimin e mbështetjes për trupat që pushtuan qytetin e tij dhe ua dorëzoi kontrollin atyre.
“Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv të hënën në mëngjes”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Kievit, shkroi në Facebook se trupat e Moskës kishin bombarduar zonat e banuara me raketa Grad, duke thënë: “Dhjetëra janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur”.