Një histori prekëse vjen së fundmi nga një inxhinier francez.
Bëhet fjalë për Jean-Louis Constanzaka i cili ka ndërtuar një kostum robotik për djalin e tij të quajtur Oscar në mënyrë që ta ndihmonte të ecë.
I mituri ishte i paralizuar dhe e kishte të vështirë të ecte, por tashmë me kostumin robot të ndërtuar nga babai gjithçka është më e lehtë.
Djali e aktivizon kostumin vetëm duke thënë “Robot, çohu në këmbë” dhe më pas ai mund të ecë.
Jean-Louis themeloi kompaninë që ndërton kostume të ngjashme dhe i lejon përdoruesit për të ecur disa orë në ditë.
Ky produkt përdoret në disa spitale të vendit, por ende nuk është në dispozicion për përdorim të gjerë për shkak të kostos së saj, prej rreth 150 mijë euro.