Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, rifitoi të hënën (27 shkurt) titullin si personi më i pasur në botë. Kjo u raportuar nga Bloomberg. Në dhjetor 2022 ai u rrëzua nga ky fron nga CEO i Louis Vuitton, Bernard Arnault, por rritja e vlerës së aksioneve të Tesla-s e ktheu atë në krye të renditjes.
Pasuria neto e Musk u rrit në 187 miliardë dollarë, që ishte një kontrast i fortë me fillimin e vitit. Në fillim të vitit 2023, pronari i Twitter kishte një vlerë neto prej 137 miliardë dollarësh në fillim të vitit, kryesisht falë rritjes prej 70% të vlerës së Tesla-s.
Megjithatë, ky triumf duket se paska qenë jetëshkurtër për Musk, pasi epërsia e tij në krye zgjati vetëm një ditë, pasi aksionet e Tesla-s ranë sërish dhe bashkë me to edhe vendin e tij në renditje.
Manjati i teknologjisë humbi sërish titullin e ‘njeriut më të pasur në botë’ vetëm 48 orë pasi mori kurorën, duke rënë në vendin e dytë.
Pasuria neto e Musk ra nga 191 miliardë dollarë në ditë në 184 miliardë. Kjo e vendos atë nën pasurinë prej 186 miliardë dollarësh të manjatit francez të luksit Bernard Arnault, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg.
Musk, i cili kaloi pjesën më të madhe të vitit 2022 në krye të listës globale të pasurisë, u tejkalua nga Arnault në dhjetor, por rifitoi titullin të hënën pasi aksionet e Tesla u rikuperuan nga shitja masive e vitit të kaluar.