E quajtur nga shumë banorë si krahu i djatë i Luizit, eliminimi i Efit nga Big Brother VIP u komentua gjerë si një lëvizje e produksionit në minutat e fundit.
Ky eliminim mori shumë zë në rrjetet socaile dhe publikut nuk i shpëton asnjë detaj. Pas lojës të inteligjencës, të cilën e fitoi Dea Mishel, ajo kishte një zarf të kuq, ku duhet të nxirrte në nominim tre banorë. Ajo zgjodhi Kiarën, Luizin, Efin.
Arbana komunikoi: “Në zarfin e Deas është një avantazh i paracaktuar nga ‘Vëllai i Madh’ përpara sesa të fillonte loja që Dea fitoi”.
Por me të hapur zarfin banorja lexon emrin e saj: Dea Mishel.
Pra a ishte edhe Dea fituesja e paracaktuar nga produksioni për të bërë nominimin që eliminoi Efin?
/albeu.com/