Vetëm dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të TEG, Alekandër Sadikaj, ka qenë në qytetin e Sarandës.
I riu rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin, që është në pronësi të Edmond Papës dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici. Kjo marëdhënie por dhe dëshmi të mbledhura nga policia, kanë faktuar se Sadikaj dhe Edmond Papa, njiheshin mirë me njëri-tjetrin.
Por për shkak të borxheve të lindura si pasojë e blerjes së një sasie prej 100 kg hashash në Memaliaj, marëdhëniet mes dy miqve ishin kthyer në kontradiktore.
Janë zbuluar detaje të tjera rreth dosjes hetimore të vrasjes së Edmond Papës në Selitë të Tiranës, ku veç të arrestuarit Albano Velo dhe Andrew Bode, një tjetër emër del në skenën e hetimit si i dyshuar se mund të ketë gisht në këtë ngjarje.
Bëhet fjalë për Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj, sipas Ora News. Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Andrea Kalemi, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andrew Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokalet dhe udhëtuar jashtë shtetit.
Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ku ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.
Në vazhdim të këtyre dyshimeve, familjarët dhe persona të rrethit shoqëruar të Aleksandër Sadikajt, janë angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim hakmarjen për vrasjen e personit të tyre të afërm.
Në objektivin e familjarëve dhe vetë babait të Aleksandër Sadikajt, Edmond Papa, ka qenë njeriu kryesor i dyshuar si autor dhe organizator i këtij krimi të rëndë të ndodhur në 11 qershor 2022.
Nisur nga kjo situatë, pas 6 muaj nga vrasja e Sadikaj është vendosur ekzekutimi i Edmond Papa në Tiranë. Vrasja e tij është kryer teksa ndodhej i vetëm në ambjentet e një kafeneje dhe Papa po konsumonte kafe. Ai është qëlluar me pistoletë disa herë në një distancë të vogël, duke i shkaktuar plagë tejshkuese.
Për këtë krim policia mundi të arrestojë Albano Velon, djalin e një ish-punonjësi Policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë dhe shpalli në kërkim Andreë Bode.
Ndërsa mësohet se veprimet hetimore janë duke u kryer edhe përmes personit tjetër, Andrea Kalemi, Aldo Kalemaj dhe personave të tjerë që dyshohet se janë implikuar në këtë vrasje.
Ndërkaq gjatë kontrollit të makinës së Edmond Papës, janë sekuestruar dy receta mjekësore, një sasi vlerash monetarë, tre karta me mbishkrimin CE, një me mbishkrim “Blue Sky”, një kartë me mbishkrim “Grand Casino Prestige Member”.
Një kartëvizit me mbishkrim të një spitali privat, leje drejtimi në emër të Edmond Papa, dy karta banke me mbishkrim “Intesa”dhe “BKT”./