Në muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas në aeroportin Stansted të Londrës, humbi jetën stjuardesa shqiptare Greta Dyrmishi e cila ishte një anëtare e stafit të linjës ajrore “Air Albania”.
Ekspertiza ka zbuluar se 24-vjeeçarja shqiptare po udhëtonte nga Tirana, për në Essex më 21 dhjetor, kur i ra të fikët papritur. Ndihma e parë dhe CPR(ringjallje kardiopulmonare) iu dha, por fatkeqësisht ajo vdiq. Mjekësia ligjore ka zbuluar se vdekja e Dyrmishit ka ardhur si rezultat i sindromës së vdekjes së papritur të të rriturve (SADS), e njohur si sindroma e vdekjes së papritur aritmike, “kur dikush vdes papritur nga një arrest kardiak, por shkaku i arrestit kardiak nuk mund të gjendet”.
Autoritetet angleze thonë se dy ambulanca, një automjet i ekipit të reagimit në zonën e rrezikshme dhe ambulanca ajrore Essex dhe Herts iu përgjigjën raporteve për një grua të sëmurë rëndë. mMichelle Brown, mjeke ligjore e zonës për Essex, tha se vdekja e Gretës do t’i nënshtrohej një hetimi të plotë e të thelluar. Ajo tha:
“Kjo vajzë 24-vjeçare ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria dhe ishte në pistë kur i ra të fikët dhe iu dha ndihma e parë bazë. Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe CPR filloi. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se ajo kishte vdekur. Një hetim pas vdekjes zbuloi se shkaku i saj i vdekjes ishte sindroma e vdekjes së papritur të të rriturve. Në kohën e incidentit, ajo ishte në pjesën e përparme pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted”.