Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski iu lut botës që të ndihmojë popullin e tij t’i rezistojë sulmit rus në shkallë të gjerë, duke thënë se mbrojtja e Kievit është e domosdoshme.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po dërgojnë ndihma ushtarake shtesë në Ukrainë, duke përfshirë armë kundër tankeve dhe të mbrojtjes ajrore. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski iu lut botës që të ndihmojë popullin e tij t’i rezistojë sulmit rus në shkallë të gjerë, duke thënë se mbrojtja e Kievit është e domosdoshme.
Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, autoritetet shpallën gjendjen e shtetrrethimit deri të hënën në mëngjes pasi forcat ruse hynë në qytet. Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u përpoq të siguronte popullin e tij se ai ndodhej në Kiev dhe u kërkoi atyre të qëndronin në vend dhe t’i rezistonin sulmit rus.
“Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto.”