Ekipet e shpëtimit gjejnë 2 milionë dollarë nën rrënoja në Turqi

Mijëra shtëpi u shkatërruan dhe u bënë të pabanueshme pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter që goditën Turqinë dhe Sirinë.



Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ende të kërkojë për të mbijetuar të tjerë nën rrënoja, nga ku së fundmi “kanë shpëtuar” edhe miliona dollarë në qytetin e Gaziantepit.

Agjencia Anadolu raportoi se ekipet e shpëtimit në qytetin turk të Gaziantep gjetën rreth 2 milionë dollarë nën rrënojat e një shtëpie dhe ia dorëzuan ato policisë së Anadollit.

Ekipet e shpëtimit, të cilat nxorën një person nga rrënojat e banesës së Ayşe-Mehmet Polat, panë paratë.

“Në total, burri kishte me vete 2 milionë dollarë, shpëtuesit ia dorëzuan paratë forcave speciale.



Burrat tanë shpëtojnë jetë mbi të gjitha, por edhe sendet me vlerë i dorëzohen policisë, ky nuk është një rast i izoluar”, tha shefi i brigadës së zjarrfikësve në Gaziantep, Cafer Yılmaz.

Author: morevesh