Banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira ka treguar arsyet që e shtynë që mos të linte garën pas aksidentit që pësoi.
Teksa bisedonte me banorët e shtëpisë, moderatorja Shkira tha se në shtëpi nuk ka se kush kujdeset për të teksa tregoi edhe njëherë se e ka të ëmën sëmurë.
“Ata këtej kujdesen për mamin, këtej do kujdeseshin për mua. Një e kanë që nuk ecën nga këmba, do më kishin dhe mua që mezi ecja nga krahu…Kur e mendova se më thanë ato…
Nuk mund t’i torturoja njerëzit se i bie produksioni të më rrinte gjithë kohës në spital. Në spital nuk kisha qejf të rrija, në shtëpi…kujt t’i shkoja në shtëpi? Nuk i kanë kushtet për të mbajtur një të sëmurë se e kanë një,”- tha ajo ndër të tjera.