Einxhel irritohet me banorët e rinj: Do t’ju nominoj se rrini me Ilirin

Einxhel duket se është irrituar nga nominimi i DJ Dagz. Pas spektaklit të djeshëm ka nisur përplasjet me banorët e tjerë të shtëpisë së ‘Big Brother Vip’. Konkurrentëve të rinj në lojë, Dritanit dhe Arbrit, Einxhel i është drejtuar duke ju thënë se do t’i nominojë sepse rrijnë me Ilirin.

Ajo ka vazhduar dhe ka thënë se ata e kanë nominuar sepse ajo nuk i mirëpriti sapo erdhën. Pas këtyre bisedave, Iliri ka mbajtur një qëndrim neutral, duke mos i dhënë shumë rëndësi fjalëve të Einxhel.
Kjo e fundit i tregoi Dagz-it se pasi e panë që u morr me të, e nominuan të gjithë. Në një bisedë më vonë me Donaldin ajo i tha se mund të shpëtonte Dagz-in nga nominimi dhe të fuste në të Arjolën, për të pasur një nominim të fortë.

Author: morevesh