Einxhel dhe Beniada kanë dëshmuar se kanë qenë shoqe mjaft të ngushta. Por duket se po kjo miqësi po pëson krisje për shkak të marrëdhënies së mirë që ka kohët e fundit Beniada me Donaldin.
Gjatë kohës që po konsumonin darkën në oborr me Arjolën, ato patën diskutime rreth spektaklit dhe në një moment Einxhel kërkoi ndihmën e Beniadës për të pastruar fytyrën.
Por, duke qeshur Beniada i tha se ka dorën tjetër që i punon ndaj mund ta bëjë vetë, ndërsa Einxhel u justifikua se ishte shumë e lodhur.
Einxhel: Oh unë me këtë fytyrë. Do ma fshish? Beniada: Jo. E ke një dorë që të punon. Einxhel: E di që e kam. Jam shumë e lodhur. Jam pa gjumë.
Einxhel ka shprehur deshirën e saj për të qenë një prej finalistëve të ‘Big Brother VIP’ duke thënë që nuk i interesojnë paratë apo çmimi i madh por ka dëshirë që këtë eksperiencë ta çojë deri në fund.
Natën finale, moderatorja tha se dëshiron ta përjetojë brenda shtëpisë së BBV dhe jo ta shohë nga shtëpia si spektatore. Por kjo mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vazhdim.