Efi Dhedhes është një nga ish-banoret, e cila është votuar për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ajo është pozicionuar menjëherë në lojë, duke sulmuar Dea Mishelin, e cila falë avantazhit të saj në lojë, e eliminoi nga gara duke e nxjerrë në nominim me Luizin dhe Kiarën.
Efi i është drejtuar Deas duke thënë se shumë shpejt do të bëjë gati valixhet për të dalë jashtë, duke treguar hapur dëshirën e saj për hakmarrje.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Olta Gixhari u largua nga gara dhe katër ish-banorë patën mundësinë të rikthehen në shtëpi.
Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo kanë hyrë sërish në garë dhe priten diskutime të forta.