Një nxënës është dhunuar nga edukatorja në kopshtin “Nina” në Mitrovicë.
Rastin në polici e ka njoftuar nëna e fëmijës dhe edukatorja është intervistuar nga prokuroria.
Rastin e ka konfirmuar edhe stafi i kopshtit, të cilët kanë njoftuar se edukatorja është larguar nga puna. Sipas stafit të kopshtit rasti ka ndodhur ditën djeshme.
Në komunikatën e institucionit thuhet se edukatorja e ka goditur me një shuplakë në fytyrë fëmijën.