Edmond Tupja u shpreh i shqetësuar në emisionin e Luan Ramës, se fjalori i gjuhës shqipe është i censuruar nga fjalët e “pista”.
Ai tha se gjuhët e tjera i kanë këto fjalë, ndryshe nga shqipja dhe shtoi se gjuha jonë po degradon, duke u kthyer në një gjuhë padëshirore.
Tupja: Prandaj lexojnë më zë të lartë sepse ka sensualitet. Censura vazhdon. Shikoni fjalorin e gjuhës shqipe, nga rripi e poshtë, i kanë zhdukur fjalët, ndërsa gjuhë të tjerë i kanë si fjalë. Në fakt këto fjalë janë pasuri e popullit.
Bëhen seminare, por gjuha shqipe po degradon, duke u kthyer në një gjuhë padëshirore, që e ka vetëm shqipja dhe greqishtja. Nuk thonë mirë qofsh, por të jesh mirë.