Në protestën para Kryeministrisë kundër vizitës së kryeministrit Vucic në kuadër të Open Ballkans foli edhe ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edit’h Harxhi.
Sipas saj, projekti i “Ballkanit të Hapur” nuk është asgjë tjetër sesa një “përrallë e keqe që po na serviret sikur është hyrja në Europë, por nuk është asgjë tjetër veçse hyrja në Iugo-sferë, pasi ka ikur Kroacia dhe Sllovenia.
Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë, që ende nuk ka marrë ulëse në OKB. Pyes
Sipas Harxhit, kombi është në rrezik. “Jemi në këtë shesh të madh si në ‘99, një komb me një qëndrim. Kombi është në rrezik, dhe vjen nga Rama dhe Vucic, dhe atyre që i kanë dhënë misionin për të shkatërruar Ballkanin. Por unë i them atyre, se Kosova është Jeruzalemi jonë, është Meka jonë ”, tha ajo nga podiumi.
Harxhi sulmoi edhe për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Ku ndodhet sot ish-kryetari i PD Lulëzim Basha, nipi i Pejës? Në katër vitet e fundit ai ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë , qe nuk nderon asnjë nga ne. Por ne do ringrihemi, dhe si konservatorë do të kemi çështjen kombëtare si prioritet”, tha ajo përballë protestuesve.