Gazetari Edi Oga ka reaguar ashpër ndaj emisionit “Big Brother” të “Top Channel” pas puntatës së mbrëmjes së djeshme, ku u diskutua për Luiz Ejllin dhe aludimet për sëmundjen e pashërueshme, një çështje kjo që ka krijuar debat.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Oga e cilëson “Big Brother” si format brutal dhe thotë se ndihet keq që vazhdon të transmetohet.
Ai përmend edhe emisionin e tij të mbyllur në “Top Channel” dhe deklaron se do të ishte më edukativ sesa reality show “Big Brother”.
“Unë për vete jam i ngopur me atë që formati Big Brother ofron. Kam ndjekur dy-tre edicione të Italisë, një të USA-s, pjesërisht tre-katër edicione në TCH, ku në dy prej tyre kam qenë bashkautor.
Programin e mbrëmshëm e fillova rastësisht, por më tërhoqi dhe e pashë deri në fund. Ishte ndoshta shfaqja më spektakolare që BB ka transmetuar. Duke mos gjykuar arsyet e askujt për të cilat e ndjek ose nuk e ndjek, mund t’ju them arsyen time; u zbavita pa masë nga pështjellimi që shkaktoi situata më e pazakontë ndonjëherë, që u krijua brenda në shtëpi. Një situatë e cila ishte ku e ku më e madhe në përmasë, sesa aftësitë e personave të përfshirë në atë format, për ta menaxhuar.
Më vjen shumë keq që ky format kaq brutal vazhdon e bëhet, por unë kam në dorë vetëm ta shoh ose të mos e shoh. Të ishte për mua, do kisha vazhduar gjithë jetën të bëja quizi-in “Për Vete” në Top Channel, por që u mbyll sepse koha televizive i duhej pikërisht formatit BB për episodet ditore.
A është BB më tërheqës sesa një quiz? Sigurisht.
A është BB më edukativ sesa një quiz? Aspak.
A mund të ofroheshin të dy formatet njëkohësisht? Pooo!
Këtë nuk e kuptoj dot unë. Pse nuk ofrohet asnjë quiz që të zbavit duke të mësuar?!”, shkruan gazetari.