Nëse nuk i keni njohur personazhet në foton në fjalë nuk është çudit pasi kemi të bëjmë me një shkrepje të dekadash më parë.
Bëhet fjalë për Sali Berishën dhe bashkëhsorten e tij Liri Berishën. Sali Berisha, ish-President i Republikës dhe ish-Kryeministër është martuar me Znj. Liri 50 vite më parë.
Ish-kryeministri çdo 5 Korrik, nuk mungon me një postim ku kujton jo vetëm përvjetorin e martesës së tyre, por edhe ditëlindjen e bashkëshotes së tij. Me anë të këtyre postimeve Berisha ka treguar anën e tij romantike dhe marrëdhënien me Lirien.
Ajo 73-vjeç dhe ai 77, çifti gëzojnë shëndet të plotë e madje ish kryetari i Partisë Demokratike është rikthyer shumë aktiv në politikë.
Sali Berisha dhe Liri kanë dy fëmijë, Argitën dhe Shkëlzenin./albeu.com/