Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara, ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre. Çifti dukeshin mjaft të bukur ku Kiara ishte veshur me një fustan nusërie dhe vello të bardhë, ndërsa Luizi me kostumin e dhëndrit.
E pikërisht në këtë ‘dasmë’ u dha dhe puthja e parë mes këngëtarit dhe moderatores, duke i surprizuar të gjithë.
Kristi ishte ai i cili i dha “bekimin” dhe “kurorëzoi” çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua, ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.
Momenti i puthjes së çiftit, është bërë virale kudo në rrjet dhe të gjithë po e komentojnë. Shumë personazhe kanë reaguar të gëzuar për konsolidimin e dyshes, ku mes tyre është përfshirë dhe këngëtarja Ronela Hajati.
Artistja publikoi një deklaratë në “Instastory” ku shprehej se është gëzuar më shumë për puthjen e Luizit dhe Kiarës se sa kur ia ka dhënë fiksimi i saj.
“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”,- shkroi ajo.